Te Liverpool të bindur: Harroni Salah, ky është lojtari që po na jep titullin

“Në fushë luajnë 11 vetë, fitojnë dhe humbasin 11 vetë dhe të gjithë janë të rëndësishëm”.

Ardhja e portierit Alisson te Liverpool është konsideruar si një bekim për James Milner, një nga veteranët e skuadrës së “reds”.

Mesfushori e konsideron brazilianin si lojtarin më të rëndësishëm në skuadër, që ka të njëjtën peshë në paraqitjet e deritanishme të Liverpool sa edhe Salah.

Alisson u ble për 60 milionë stërlina nga Roma në merkaton e verës, duke zëvendësuar gafaxhiun Karius.

“Në fushë luajnë 11 vetë, fitojnë dhe humbasin 11 vetë dhe të gjithë janë të rëndësishëm.
Në verë bëmë disa ndryshime që e përforcuan skuadrën, por do të veçoja Alisson. Ardhja në një kampionat të ri nuk është asnjëherë e lehtë, por ai tregoi se është një kampion, duke bërë menjëherë diferencën. Por mendimin tim, ai po na dhuron titullin”, tha Milner.