Tare merr çmim “Drejtori më i mirë i vitit”

Në sezonin e shkëlqyer të Lazio-s, pa asnjë dyshim ka edhe kontributin e Igli Tares.

Dje, drejtori sportiv shqiptar u nderua me çmimin “Drejtori më i mirë i vitit” (‘Miglior Direttore Sportivo’) për sezonin sportiv 2014-2015 në Serie A.

Çmimi i  “ Italian Sport Awards” u dha në mbrëmjen Gala të zhvilluar në “Piazza Cavalieri” të Vittorio Veneto ad Albanella” në Salerno, shkruan sportal.

Lajmi u publikua nga mediet të ndryshme italiane, ku sigurisht mbizotërojnë ato të afërta me Lazio-n.

Aktiviteti ishte konceptuar për t’i bërë një homazh sportistëve italianë dhe përfaqësuesve të shoqërive sportive, për kontributin në punën e tyre, por dhe që e kanë çuar lart emrin e Italisë në disiplina të ndryshme sportive.