Tare e merr edhe djalin te Lazio

Djali i Igli Taresm, Etienne ka ndjekur gjurmët e babait.

Pra, merret me futboll, me synimin për t’i arritur nivelet e drejtorit sportiv të Lazio në Serie A.

 

 

Sipas “LazioPress”, Etienne Tare do të përfshihet në skuadrën e të rinjve të Lazio për sezonin e ardhshëm.

Etienne ka lindur në vitin 2003 dhe si babai i tij, luan në rolin e sulmuesit. Ai është thirrur për kampingun veror në Pietralunga, ku do të vlerësohet nga trajneri i ri, Leonardo Menichini.

 

Etienne do të angazhohet me U-17 dhe “primavera” e bardhekaltërve në sezonin e ardhshëm, edhe pse është vetëm 16 vjeç aktualisht.

Pra, një tjetër shqiptar te Lazio, pas disa të tjerëve, të përzgjedhur për të përfaqësuar ngjyrat  bardhekaltër nga Igli Tare, dikur futbollist i kësaj skuadre, prej disa kohësh në pozicionin e drejtorit  sportiv, rol të cilin e ka kryer me dinjitet dhe ka marrë disa vlerësime e çmime në Itali.