Talenti i madh kërkohet nga Real Madrid, Arsenal i ofron kontratë të re

Arsenal ka marrë një vendim në lidhje me talentin e ri,

Arsenal ka bërë gati kontratë të re për Gabriel Martinellin pas interesimit nga Real Madrid për transferimin e tinejxherit brazilian.

 Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton se Martinelli do të shpërblehet me rritje të pagës nga 10 mijë funte në javë në rreth 30 mijë funte, edhe pse kontrata e tij e tanishme është e vlefshme deri më 2024, transmeton lajmi.net.

Martinelli ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Gunners, gjatë këtij sezoni.

Ai ka realizuar 10 gola në 21 ndeshje me Arsenalin.