Superliga kthehet këtë mesjave me ndeshjet e javës së 23-të, josh përballja Prishtina-Trepça’89

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, të hënën ka caktuar orarin e ndeshjeve për javën e 23-të dhe javën e 24-t, takime këto që do të zhvillohen në mesjavë dhe fundjavë.

Xhiroja e 23-të vjen me derbin mes Prishtinës dhe Trepçës ’89. Prishtinasit që po kalojnë nëpër një super-formë, synojnë fitoren e radhës kundër kampionëve në fuqi të cilët ndeshjen e fundit barazuan me Dritën (1-1).

Interesant pritet të jetë edhe në përballjet Liria-Vëllaznimi e Drita-Drenica.

Vala Superliga / Java e 23-të

E mërkurë

Drita – Drenica

Prishtina – Trepça ‘89

Liria – Vëllaznimi

Llapi – Vllaznia

Feronikeli – Besa

E enjte, 15 mars

Gjilani- Flamurtari

Vala Superliga / Java e 24-t

E shtunë

Drenica – Prishtina

Llapi – Trepça ‘89

E diel 18 mars

Vëllaznimi-Drita

Flamurtari-Liria

Besa – Gjilani

Vllaznia – Feronikeli

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.