Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri ndeshje të tjera.

Dita e dytë e xhiros së 25-të në ISLK do të shoh Prishtinën teksa zbret në fushë, për të tentuar tri pikët, në mënyrë që të mbajë hapin me Dritën.

Prishtina përballet me skuadrën e Dukagjinit, në kryeqytet, me fillim nga ora 19:00.

Ndërsa, më herët gjatë ditës së sotme do të luhen edhe 2 ndeshje të tjera.

Gjilani luan në shtëpi kundër Vushtrrisë, në një ndeshje ku vendasit shihen favoritët absolut. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave luhet me fillim nga ora 17:00.

Në të njëjtin orar luhet edhe Drenica – Flamurtari, ndeshje kjo e cila flet shumë për situatën në pjesën e poshtme të tabelës së ISLK.

Vëmendja shkon në kryeqytet, ku Prishtina luan për të ndjekur kreun e tabelës, Dritën.