Supergoli i të riut Rrezon Rudari (VIDEO)

Është vetëm në moshën 14 vjeçare dhe talenti për futbollin vetëm sa vjen e i shtohet. Bëhet fjalë për Rrezon Rudarin i cili luan për grup-moshat e reja të Besës së Lluzhanit nga Podujeva.

Rrezoni në 13 ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka shënuar hiç më pak se 13 gola.

Nga 13 golat e shënuara, ky i fundit ‘me gërshërë’ ndaj Alea-Drenasit ishte ndër më të bukurit që ka shënuar i riu llapjan.

Xoni

Duke folur për Gazetën Tribuna, Rrezoni thotë se është ndjenjë e mirë të shënosh, pasi çdo gol po e ndihmon dhe po ia shton vullnetin të luajë më mirë. “Kam shënuar 13 gola në 13 ndeshje këtë edicion, ky i fundit ndaj Aleas ishte ndër më të mirët që kam shënuar, e dua futbollin dhe çdo ndeshje që luaj po mundohem ta jap maksimumin për vete dhe për ekipin”, tha futbollisti i Besës së Lluzhanit.

Si çdo i ri edhe ai inspirohet nga ndonjëri prej lojtarëve të nivelit botëror. “Ronaldo është ai që ia përcjelli të gjitha ndeshjet, më pëlqen shumë, ëndrra ime është që një ditë të luajë për ndonjë klub të madh”, shtoi Rrezon Rudari./GazetaTribuna/

Shikojeni golin e tij të shënuar në vikend ndaj Alea-Drenasit: