Sugjerimi i FIFA-s për kontratat e lojtarëve dhe merkatos

Kontratat aktuale për lojtarët dhe trajnerët duhet të zgjaten deri në përmbylljen e sezonit, sipas një dokumenti të brendshëm të FIFA të paraqitur në Grupin e Punës për koronavirusin.

Dokumenti konfidencial, i parë nga Reuters, rekomandon gjithashtu lejimin e ndryshimit të merkatos në përputhje me datat e sezonit të ri dhe i nxit klubet dhe lojtarët që të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për pagesat e pagave gjatë pezullimit.

Dokumenti do të diskutohet nga anëtarët e Grupit Punues të FIFA më vonë të enjten [sot]. Ende nuk është marrë asnjë vendim për çështjet, i cili ngriti grupin e punës më 18 mars dhe tha në një deklaratë se “do të vlerësojë nevojën për ndryshime ose shpërndarje të përkohshme në rregulloren e FIFA-s për statusin dhe transferimin e lojtarëve” në mbrojtje të kontratave si për lojtarët ashtu edhe për klubet dhe rregullimi i periudhave të regjistrimit të lojtarëve.

“Kjo punë tashmë ka filluar dhe do të zhvillohet në konsultim me të gjithë akterët kryesorë, përfshirë konfederatat, shoqatat e anëtarëve, klubet, ligat dhe lojtarët”, shtoi Fifa.

Shumica e garave vendore dhe ndërkombëtare të futbollit në të gjithë botën janë pezulluar për shkak të pandemisë dhe turnet kombëtar si Euro 2020 dhe Kupa e Amerikës janë shtyrë.