Sterling injoron tifozët e Liverpoolit

Pasi që e refuzoi ofertën e Liverpoolit për të vazhduar kontratën, Raheem Sterling është bërë cak i kritikave të tifozëve të “The Reds”.

Mirëpo, Sterling në një prononcim për mediat angleze, deklaroi se këto ofendime nuk i bëjnë shumë përshtypje.

“Të gjithë e kanë mendimin e tyre. Unë në këtë moment jam vetëm një fëmijë që dua të luajë futboll dhe të përmirësohem çdo ditë e më shumë. Gjëra të tillë më hyjnë nga njëri vesh dhe më dalin nga tjetri”, deklaroi Sterling.