Stadiumi i Strumnicës nuk është i licenuar nga UEFA, Maqedoni e Veriut – Kosovë nuk zhvillohet aty

Dy vite më parë ndeshja kualifikuese për kampionatin botëror, Maqedoni e Veriut – Shqipëri ishte zhvilluar në stadiumin Blagoj Istatov, në Strumnicë.

 

 

Aty kanë zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Europa League dhe Champions League edhe disa klube nga ky vend.

Megjithatë, ka një vit që ky stadium nuk i plotëson kriteret e kategorisë së 4-të nga UEFA që të organizoj ndeshje të nivelit më të lartë.

Rrjedhimisht, ndeshja gjysmëfinale e playoffit Maqedoni e Veriut – Kosovë nuk mund të zhvillohet në Blagoj Istatov.

Kjo është gjendja aktuale e këtij stadiumi.