Stadiumi i ri “Loro Boriçi”: muze, pistë atletike dhe shtim kapaciteti

Grupi projektues i stadiumit “Loro Boriçi”, i cili do të ndryshojë rrënjësisht pamjen, ka ardhur në fazën përfundimtare të tij. Përveç kapacitetit më të madh, Top Channel ka mësuar se stadiumi i rikonstruktuar i Shkodrës, ndryshe nga ai i Elbasanit, do të ketë dhe muzeun e skuadrës së Vllaznisë, e cila ka 9 tituj kampion.
Në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, përveç pistës së atletikës, mësohet se do të ketë dhe ambiente stërvitjeje edhe për sportet e tjera.


Sipas projektit, pritet që të shtohen 5112 vende të reja për tifozët, nga të cilat 2500 pas portave.


Me këto shtesa, kapaciteti i stadiumit të ri do të shkojë në rreth 17 mijë tifozë dhe rikonstruksioni i tij pritet të kalojë shumën e 12 milionë eurove. /TCH/