Sot tri super ndeshje në Ipko Superligë, kryesorja mes Prishtinës dhe Gjilanit

Prishtina me trajner të ri, Armend Dallkun, e pret sonte në stadiumin Fadil Vokrri liderin e Ipko Superligës, Gjilanin, në atë që shihet si ndeshja më interesante e javës së gjashtë në ligën elitare kosovare.

Kampioni në fuqi Feronikeli, ndërkohë, do të luajë në udhëtim kundër Dukagjinit, ndërsa dueli tjetër i së dielës zhvillohet mes Dritës dhe Trepçës ’89 në Gjilan.

Bardhekaltrit do të kenë punë mjaft të vështirë pasi do ta kenë përballë liderin e ligës, në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën mbrëma.

Duel interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Dritës dhe Trepçës ’89.

“Intelektualët” e kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri dhe duan t’i mbajnë të tria pikët në shtëpi.

Në anën tjetër, mitrovicasit shkojnë në Gjilan për ta marrë së paku një pikë.

Flamurtari – Llapi është një tjetër ballafaqim me interes dhe fituesi pritet të jetë i paqartë deri në fund.

Kampioni Feronikeli do ta vizitojë skuadrën e pafuqishme, Dukagjini, kurse Ballkani llogarit në fitoren e radhës kundër Vushtrrisë.

 Dueli i fundit i së hënës do të jetë ai në mes të Ferizajt dhe Drenicës.

Të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll mund t’i shihni në Super Sport Kosova dhe këtë ua mundëson platforma televizive, IPKO.

IPKO Superliga – Java e gjashtë

SSK2      E diel 15:00 Drita –Trepça ’89

SSK3      E diel 15:00 Dukagjini – Feronikeli

SSK1      E diel 20:00 Prishtina – Gjilani

SSK1      E hënë 15:00 Ballkani – Vushtrria

SSK3      E hënë 15:00 Flamurtari – Llapi

SSK2      E hënë 15:00 Ferizaj – Drenica