Sonte Shqipëri – Kazakistan, “Kuq e Zinjve” me patjetër iu nevojitet fitorja

Sonte (e diele) Shqipëria është nikoqir i Kazakistanit, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kombeve.

“Kuq e Zinjtë” duhet me patjetër të fitojnë me shpresën që të mbyllin grupin si lider.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi pa gola, ndërsa sonte pritet një ndeshje interesante.

Me fitore ndaj Kazakistanit, Shqipëria do rriste shanset që të jetë lider sepse në xhiron e fundit e pret Bjellorusinë, që momentalisht është në kreun e tabelës.

Ndeshja zhvillohet në “Air Albania” dhe nis në ora 18:00.