Solskjaer dorëzohet për trofeun e Premierligës, por jo për titujt e tjerë

Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se Manchester Unitedi e ka të pamundur ta arrijë titullin e kampionit të Premierligës këtë sezon, mirëpo ai ka vendosur vetes qëllim të fitojë trofe të tjera me “Djajtë e kuq”.

“Djajtë e kuq” kanë dështuar të qëndrojnë në një hap me Liverpoolin dhe Manchester Cityn në garën për titullin e kampionit të Premierligës këtë sezon, ndërsa tani do të duhet të luftojnë shumë për ta zënë një vend në top katërshe.

Megjithatë, ata kanë arritur të kalojnë në fazën çerekfinale të Carabao Cup dhe janë në fazën e 1/16 të finales së Ligës së Evropës, ndërsa turneut i kupës tjetër angleze, FA Cup, do të vijë më vonë gjatë sezonit.

“Unë nuk dua të mos fitojë në kupa vetëm sepse s’mund ta fitojmë trofeun e Premierligës. Ne jemi shumë prapa ekipeve të para”, ka thënë Solskjaer, në konferencën para përballjes së fundjavës.

“Do ta japim maksimumin dhe do të luftojmë për çdo trofe që mund ta fitojmë – por ne duhet ta përmirësojmë formën tone në ligë përfundimisht”.

Një lojtar që ka arritur t’i gëzojë tifozët e Manchester Unitedit gjatë kësaj periudhe është 18-vjeçari Mason Greenwood, për të cilin Solskjaer pati shumë lëvdata.

“Ai është i ngjashëm me Van Persie në mënyrën se si shënon gola. Ajo që ai e bën është shumë natyrale për të. Nuk mendoj se ai e di nëse këmba e tij e djathtë apo e majtë është më e mira”, ka thënë Solskjaer.

“Mason do ta ketë një karrierë të madhe, por nganjëherë, nuk është koha e duhur për ta inkuadruar atë në lojë. Ai e di pse nuk ka luajtur shumë. Ne po i japim atij kohë”.