Skitari i Kosovës fantastik në garën e Krvavecit të Sllovenisë

Skitari kosovar Albin Tahiri ka arritur pikët më të mira në garën e fundit në Krvavec të Sllovenisë, pasi ia doli ta zërë pozitën e 39-të përkundër se u nis nga pozita e 110.
Në këtë garë të mbajtur në fundjavën që lamë pas në disiplinën e Sllallomit të Madh, Tahiri – sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën ndonjëherë në Lojëra Olimpike vitin e kaluar – arriti 77 pikë në total nga lëshimi i tij, më së shumti nga të gjithë.

Nisja nga pozita e 110-të nuk e pengoi atë të bëjë një garë fantastike, të cilën e mbylli në pozitën e 39-të.

Albin Tahiri është sportisti i parë dhe i vetëm që e përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë Jugore. Ai u bë sportisti i parë që e bartë flamurin e Kosovës në Lojëra Olimpike Dimërore.

Tahiri pati garuar në pesë disiplina të skijimit në PyeongChang, me rezultatin më të mirë që e arriti në garën e parë, kombinim alpin, duke u radhitur i 37-ti.

Ndërsa në katër disiplinat tjera, Albini arriti këto rezultate: kombinim alpin (vendi 37), lëshim (50), super sllallom të madh (47), sllallom të madh (56). Në garën e tij të fundit, të zhvilluar sot në mëngjes sipas kohës sonë lokale në sllallom, kosovari zuri pozitën 39 nga 108, shumica e të cilëve u diskualifikuan.