S’ka kondicion fizik, Icardi jashtë grupit, sinjal lamtumire?

Mauro Icardi nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës më seancën e parë stërvitore në Lugano, e cila ishte e hapur për gazetarët gjatë 15 minutave të para. Në fakt, nuk ishin të pranishëm as ai dhe as Politano. Arsyeja?

Sezonin e kaluar, nga shkurti në prill, nuk ka luajtur e për rrjedhojë ka pësuar rënie të formës fizike. Edhe pse në javët e fundit të kampionatit luajti rregullisht, është shumë pas krahasuar me shokët e skuadrës. Numri 9 nuk ka mundur të mbajë ritmin.

Për këtë arsye, ka nevojë për një program tjetër stërvitor, që të rikthehet në formë. Kjo është arsyeja pse Icardi po stërvitet veçmas. Nuk ka të bëjë me gjurin, por me gjendjen e përgjithshme fizike, që duhet përmirësuar. Gjithsesi, ndjesia që jepet është se kemi të bëjmë me një tjetër seri të telenovelës, që mund të mbyllet me lamtumirën nga Interi.