Shtyhet përsëri ndeshja Drita – Llapi

Ndeshja e paraparë të zhvillohet në vikend ndërmjet Dritës dhe Llapit, e mbetur nga java e parë e Superligës, sipas njoftimit nga FFK-ja, është shtyrë përsëri.

Sipas rregulloreve të garave të FFK-së, në momentin kur klubi ka dy futbollistë të grumbulluar me Kombëtaren, klubi ka të drejtë mos ta zhvilloj ndeshjen.

FFK-ja në bazë të rregullores, e ka parë të arsyeshme që kjo ndeshje mos të zhvillohet pasi klubi llapjan momentalisht ka të grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës U-21, dy nga futbollistët kryesor të skuadrës, Kastriot Selmani dhe Valmir Veliu.