Shqipëri-Jordani, njihuni me vlerat e dy ekipeve

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të ndeshet sot në orën 20:00 në “Elbasan Arena” me Jordaninë, një ekip që trajneri Christian Panucci është munduar ta krahasojë me Izraelin dhe argumentuar se ishte kjo ishte arsyeja pse është zgjedhur si rival për miqësoren.

Trajneri me të drejtë ndoshta ka menduar se prania në vendin e 110-të në renditjen e FIFA-s do të bënte Jordaninë një rival konkurrues, duke llogaritur se

Por diferencat mes dy skuadrave janë tmerrësisht të mëdha dhe kjo kuptohet edhe nga vlera që kanë kartonët e lojtarëve të Shqipërisë dhe ata të Jordanisë.

Sipas “transfermarkt, vlera e përgjithshme e lojtarëve të grumbulluar nga Panucci për këto ndeshje shkon në 68,25 milionë euro, duke filluar nga Hysaj që kryeson me 25 milionë euro, për të arritur deri te Egli Kaja që kushton vetëm 75 mijë euro.

Por vlera e Kajës mund të ishte mëse e pranueshme për Jordaninë, ku totali i një liste prej 35 lojtarësh që ka përmbledhur “transfermarkt” kushton 4,85 milionë euro.

Kjo do të thotë se vlera e kartonëve të futbollistëve të Shqipërisë kushton rreth 14 herë më shumë se ajo e rivalëve që do të kenë përballë në fushë, ku lojtari më i shtrenjtë është mesfushori ofensiv Al Bakhit që kushton 450 mijë euro.

Në radhët e Shqipërisë, poshtë kësaj vlere janë vetëm Binaku, Hoxha, Dermaku, Vrioni, Ramadani dhe Kaja.

Ndërsa Etrit Berisha i vetëm kushton më shtrenjtë se e gjithë përfaqësuesja kundërshtare, pa llogaritur këtu Strakoshën apo Hysajn që vlejnë disa herë më tepër.