Shkëputet Feronikeli

Skuadra e Feronikelit, ka vazhduar ecurinë pozitive të fitoreve duke mposhtur kësaj radhe Drenicën me rezultat 4:2.

 

Feronikeli i cili udhëhiqet nga trajneri Gani Sejdiu pas kësaj fitoreje është shkëputur në nëntë pikë nga ndjekësi i parë Prishtina.

 

Golat për skuadrën nga Drenasi, u shënuan Fidan Gerbeshi, Lapidar Lladrovci dhe dy të tjera nga Mendurim Olluri.

 

Për drenicasit golin e vetëm e shënoi Dren Gashi.