Shevchenko lavdëron Gattusson: Milani ka krijuar një identitet

Ish-ylli i AC Milanit, Andry Shevchenko ka lavdëruar punën që po bën Genaro Gatusso tek “Rossonerët”.

Ish-bashkëlojtari i Shevchenko, ka rigjetur formën e mirë të milanistëve pas fillimit të dobët në këtë sezon të garave.

Ukrainasi mendon se Gatusso ka krijuar identitet në skuadrën e Milanit, raporton KosovaPress.

“Lojtarët po e ndjekin Gattuson dhe ekipi ka krijuar një identitet”, ka thënë Shevchenko.