Shënon Cikalleshi, RNK Split në finale (VIDEO)

RNK Split është në finale e Kupës së Kroacisë. Sokol Cikalleshi ka shënuar golin që i dha fitoren 1 – 0 në derbin me Hajduk Split-in. Cikalleshi ka kthyer në gol një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë. Ky është goli i 12 sezonal në Kroaci.

Gjysmëfinalja e luajtur në fushën e Hajduk-ut ka përfunduar në barazim 1 – 1. RNK Split-i po kërkon trofeun e parë të rëndësishëm.