Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Man United – Brighton

Manchester Unitedi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Brightonit, që po zhvillohet për momentin në stadiumin “Old Trafford”, në kuadër të xhiros së 12-të të sezonit 2019/20 të Premierligës.

Në minutën e 17-të të ndeshjes, Manchester Unitedi e zhbllokoi rezultatin përmes një goditjeje të Andreas Pereira, që u devijua nga mbrojtësi i Brightonit, raporton Gazeta Express.

Vetëm pak minuta më vonë, Manchester Unitedi e dyfishoi epërsinë përmes Scott McTominay.