Shaqiri “mesazh” Milanit

Mesfushori i skuadrës së Interit, Xherdan Shaqirie ka paralajmëruar ekipin e Milanit.

Reprezentuesi i Zvicrës ka treguar dëshirën e madhe për të luajtur në këtë ndeshje, ndërsa ka aluduar se do të jetë një ndeshje e fuqishme.

“Mezi presim për këtë ndeshje të jashtëzakonshme. Tani jemi duke pasur një atosmferë të mirë dhe duam të jetë një ndeshje e madhe ku e gjithë Italia do ta shikojë”, transmeton sporti1.

“Sigurisht se dua të startoj, mirëpo ky vendim i takon trajnerit”, ishin fjalët e tij.