Shala: Kemi mundur të fitojmë me rezultat më të thellë, në Çeki shkojmë për fitore

Herolind Shala ka thënë se është ndjenjë e jashtëzakonshme që është rikthyer te Kosova pas lëndimit. Ai ka shtuar se Kosova mund ta mposht edhe Çekinë në përballjen e nëntorit.

 

“Ndjenjë e jashtëzakonshme”, u përgjigj Shala në pyetjen për rikthimin te Kosova pas lëndimit për mikrofonat e Super Sport.

“Kam munguar shkaku i lëndimeve, jam ndjerë mirë me grupin dhe që përfaqësojë vendin tim”.

“Jam përgatitur mirë, përqendrimi maksimal, kemi mundur të shënojnë edhe më shumë gola”.

“Mund ta mposhtim edhe Çekinë, në Çeki shkojmë për fitore”.