Setien i qetë pas gabimit në Sevilla: Reali nuk do të fitojë gjithçka

Quique Setien nuk është shumë i shqetësuar pas hapit fals të Barcelonës në garën për titull.

Barcelona ka luajtur mbrëmë baras pa gola kundër Sevilla, në një ndeshje që mund t’i kushtojë me titullin e kampionit.

Megjithatë, përkundër këtij hapi fals, trajneri Setien nuk është shumë i shqetësuar.

Ai para medieve është shprehur se Real Madridi nuk mund të fitojë secilën ndeshje, duke lënë të kuptohet kështu se shpresat për rikthim janë maksimale.

“Jam i sigurt se Real Madrid nuk do të fitojë gjithçka”, ka thënë Setien.

“Patëm 30 minuta të mira në fillim të lojës, por pastaj gjërat u vështirësuan”, shtoi ndër të tjerash trajneri.

Real Madrid mund t’i bashkohet Barcës në krye të tabelës, nëse fiton ndaj Sociedad dhe shkon në kuotën e 65 pikëve.