Serie A nuk rifillon më 13 qershor – Conte nënshkruan dekretin e ri që suspendon sportet deri më 14 qershor?

Pikëpyetjet po vazhdojnë të rriten mbi rifillimin e mundshëm të futbollit në Itali.

Raportimet nga mediet italiane bëjnë të ditur se Giuseppe Conte thuhet të ketë nënshkruar dekret të ri, i cili suspendon të gjitha aktivitetet dhe kompeticionet deri më 14 qershor.

Serie A planifikonte rinisjen më 13 qershor, kurse stërvitjet grupore do të nisin sot.

Stërvitjet me kontakte janë shtyrë për shkak të problemeve që janë shfaqur në miratimin e protokollit mjekësor, ku skuadrat e Serie A kundërshtuan.

Dekreti i ri që raportohet të jetë nënshkruar nga kryeministri i Italisë, Conte, do të detyrojë FIGC për të kërkuar datë të re për rifillimin e kampionatit.