Seks-skandali me 15 vjeçaren, Johnson paraqitet në gjykatë

Pas arrestimit u lirua me kusht dhe tani erdhi dhe akuza zyrtare. Adam Johnson duhet të paraqitet para gjykatës së Kontesë së Durham në 20 Maj për t’u mbrojtur dhe evituar burgun.

Ndaj futbollistit të Sunderland që në të kaluarën e tij ka luajtur edhe me kombëtaren Angleze rëndojnë dy akuza të rënda, joshje të miturish dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, të konsumuar në 3 raste me një vajzë 15 vjecare.

Arrestimi i tij u krye në 2 Marsin e kaluar, futbollisti që ka luajtur 12 ndeshje me Kombëtaren Angleze u pezullua menjëherë nga klubi i tij, Sunderland që po lufton për të evituar rënien nga Premier League. I liruar me kusht, më pas u ripranua në skuadër dhe u kthye në fushë, por tani rreziklonm të përballet me një proces që mund ta cojë pas hekurave duke i dhënë fund karrierës së tij si futbollist.