Sarri kërkon ish futbollistin e tij nga Chelsea në Juventus

Juventus ka një objektiv në Premierligë te skuadra e Chelseat.

Emerson Palmieri është një emër i nxehtë te Juventus.

 Trajneri Maurizio Sarri pëlqen mbrojtësin e krahut të Kombëtares italiane, ish futbollist i tij nga Chelsea, raportojnë mediat italiane.

Andaj, Sarri ka njoftuar drejtuesit e Juventusit se pëlqen Emersonin dhe do të dëshironte të ribashkohej me të në Torino.

Andaj, mbetet të shihet nëse Bianconerët do të paraqesin ofertë për transferimin e tij nga Chelsea, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.