Sarri jep lajmin e keq para ndeshjes me Romën

Menaxheri i Juventusit, Maurizio Sarri ka hedhur dyshime në disponueshmërinë e sulmuesit Cristiano Ronaldo për ndeshjen e çerekfinales në Kupën e Italisë nesër kundër Romës.

Ronaldo ka qenë në formë të jashtëzakonshme për Juventusin, pasi tani ka shënuar në shtatë ndeshje radhazi të Serisë A.

Ai shënoi një dy gola në fitoren e së dielës ndaj Parma, 34-vjeçari ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit.

“Ne do ta vlerësojmë Cristiano nesër në mëngjes. Kjo varet nëse ai është në gjendje të duhur për të luajtur tre ndeshje dhe nëse ai shërohet plotësisht”, tha Sarri të martën.