Sampdoria – Milan, formacionet zyrtare për Kupën e Italisë – Debuton Paqueta

Sampdoria dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Kupën e Italisë.

Rossonerët janë nikoqir të Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Italisë, e cila zhvillohet nga ora 18:00 në Luigi Ferraris.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso vjen në këtë raund të Kupës për herë të parë, pasi në katër raundet e para ka kaluar pa ndeshje dhe pret fitore.

Në anën tjetër, vendasit e Sampit kanë kaluar dy raunde pa lojë, kanë dy fitore në raundit e tretë dhe katërt dhe presin të vazhdojnë tutje në Kupën e Italisë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme edhe përkundër mungesave të shumta.

Sampdoria: Rafael; Sala, Colley, Tonelli, Murru; Praet, Ekdal, Linetty; Ramirez; Quagliarella, Caprari.

Milan: Reina; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetà; Castillejo, Higuain, Calhanoglu.