Sampaoli:Kemi lojtarin më të mirë në botë

Menaxheri i Argjentinës, Jorge Sampaoli e ka vlerësuar lartë Lionel Messi-n pas kualifikimit të Argjentinës në botërorin ‘Rusia 2018’.

Messi shënoi het-trik në fitoren 3-1 ndaj Ekuadorit, për ta fituar ndeshjen e cila i dërgon ‘Albiçelestët’ në Rusi.
“Sot jemi me shumë fat që lojtari më i mirë në botë është argjentinas. Duhet të sigurohemi që të mos varemi nga Leo, por ai përsëri e tregoi rëndësinë që ka”, ka theksuar Sampaoli.

Në këtë mënyrë Argjentina i bashkohet Brazilit, Uruguajit dhe Kolumbisë, si përfaqësuesja e radhës e kualifikuar nga Amerika Jugore.