Rugani në Arsenal? Kjo është përgjigja e agjentit

Arsenali nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani.

Sipas mediave britanike, “Gunners” bashkë me disa klube tjera evropiane janë duke e monitoruar mbrojtësin e kampionëve të Italisë, transmeton KosovaPress.

23-vjeçari është duke e menduar largimin nga torinezët, madje, ai ishte në bankinë në sfidën kundër Tottenhamit.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke e përgatitur ofertën e re në vlerë prej 25 milionë funtesh për Ruganin.

Davide Torchia, agjenti i Ruganit nuk e ka mohuar largimin e klientit te tij nga Juve. Sipas tij, Rugani mund të luajë në çdo ligë.

“Rugani është lojtar ndërkombëtar. Ai mund të luajë në çdo ligë, kështu që edhe në Britani të Madhe”, ka thënë Torchia.

“Ai është i ri dhe elegant për mënyrën si luan ai. E di se klube të ndryshme evropiane e ndjekin atë”.

“Disa prej tyre janë angleze si Arsenali. Disa sezone më parë folëm me ta”, theksoi agjenti i Ruganit.