Rrëfimi prekës i Abidal: Doja t’i inkurajoja klubin, por Messi refuzoi

Eric Abidal ngriti trofeun e Champions League të vitit 2011, madje edhe me shiritin e kapitenit vetëm për atë ndeshje, pasi ishte rikthyer nga operacioni i parë kundër tumorit në mëlçi. Një moment që përloti shumë futbolldashës dhe ndoshta mund të konsiderohet si një nga fotot më të bukura të futbollit të viteve të fundit.