Rrahmani: Ndaj Shqipërisë ndeshje e madhe, shpresoj të fitojmë ndaj Sllovenisë

Amir Rrahmani, i rikthyer te Kosova për ndeshjet e nëntorit, e ka cilësuar ndjenjë që nuk përshkruhet veshjen e fanellës ‘Dardane’.

Rrahmani nuk kishte mundur ta ndihmonte Kosovën për ndeshjet e tetorit, ku më e rëndësishmja ishte ajo kundër Maqedonisë.

“Të përfaqësosh shtetin tënd është ndjenjë që nuk përshkruhet. Me Shqipërinë është ndeshje e madhe edhe pse pa tifozë. Shpresoj që të fitojmë me Slloveninë. Nuk e mendon askush që të shkojmë në Ligën D. Këtë gjë duhet ta vërtetojmë në ndeshjet e radhës.

Napoli? Kanë investuar te mua që kur më blenë. Kishin plan shitjen e Koulibaly. Korona ndikoi dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan. Më kanë thënë që jam pjesë e rëndësishme e ekipit dhe besoj se shumë shpejt do të vijë momenti. Kisha oferta nga Celtic dhe Standart Liege, por në fund firmosa te Napoli, ky ishte hapi më i rëndësishëm në jetën time”, u shpreh Rrahmani.