Ronaldo lë Realin për Los Angeles Galaxyn

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madridi për ta vazhduar karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në skuadrën e Los Angeles Galaxy.

Lajmi vjen nga “CBS Sports”, që shkruan se Ronaldo do ta respektojë kontratën që skadon në verën e vitit 2018, për tu larguar më pas në drejtim të Major League Soccer të SHBA-ve, raporton Gazeta Tribuna.

Kjo e konfirmon edhe një herë faktin që portugezi nuk dëshiron ta mbyllë karrierën në Spanjë, pa e shijuar aventurën në SHBA, e cila i siguron para të majme.