Ronaldo dhe Neymar përballë njëri-tjetrit në një meç boksi për reklamën e re

Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë vënë përballë njëri-tjetrit në një ring boksi për xhirimin e një reklame të re, e cila do të lëshohet së shpejti.

Një fragment i shkurtër nga klipi është publikuar këtë fundjavë, ku shfaqen dy yjet e mëdha të boksit duke nisur një meç boksi.

Akoma nuk dihet me saktësi qëllimi i këtij dueli, por dihet se do t’i shërbejë promovimit të kompanisë teknologjike portugeze, MEO.