Ronaldinho tërhiqet nga futbolli

Ish-ylli brazilian Ronaldinho tërhiqet nga futbolli, tre vjet pas ndeshjes së tij të fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i tij, Roberto de Assis Moreira.

“Ronaldinho e përfundon këtu karrierën e tij “, deklaroi Roberto de Assis Moreira,  i cituar nga media braziliane.

Ronaldinho, 37 vjeç, ka luajtur për klubin brazilian të futbollit “Fluminense” që prej vitit 2015.

Mesfushori sulmues,  Ronaldinho njihet si një nga lojtarët më krijues të brezit të tij dhe është vlerësuar dy herë si futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën në vitin 2006 , së bashku me dy tituj spanjollë dhe u shpall fitues në Serinë A me AC Milan,  në vitin 2011.

Ndërsa, në  vitin 2002 ai ngriti Kupën e Botës me Brazilin pas një fitoreje 2-0 ndaj Gjermanisë në finale