Roma mund të humbë lojtarët kryesor

Skuadrat angleze hidhen në sulm për të shkëputur disa nga lojtarët titullarë të Romës së Rudi Garcias. Zërat për një interesim të Manchester United për Radja Naingolan janë shtuar kohët e fundit. Me dëmtimet e vazhdueshme të Kevin Strootman, trajneri Van Gaal nbdryshon objektiv, duke shënjestruar belgun që duket një alternativë bindëse dhe i aftë të luajë në vazhdimësi. Gjithsesi, United duhet të bëjë llogaritë me skuadrën tjetër të qytetit, Manchester City pasi Naingolan pëlqehet edhe në “Etihad Stadium”.

Ofertat në adresë të Romës nuk kanë mbërritur ende por në rast të dështimit të objëktivit Champions, largimi i tij nga “Olimpico” do të ishte thjesht një formalitet. Një tjetër emër që josh skuadrat angleze është edhe argjentinasi Huan Manuel Iturbe. Me dy gola në total të shënuar gjatë këtij sezoni, sulmuesi i majtë ka krijuar vetëm zhgënjim edhe pse u ble për 25 milionë Euro nga Verona. Sipas “Corriere Dello Sport”, Liverpool ofron një shifër të ngjashme me atë që Roma investoi në verë dhe Walter Sabatini mund ta marrë në konsideratë propozimin e Brendan Rodgers. 22-vjeçari gjendet në mes të një udhëkryqi por Roma nuk dëshiron ta lirojë për një shumë modeste.

Dy lojtarë që u bashkuan mes pritshmërive të mëdha për një skuadër që do të garonte në nivelet europiane, por mesa duket projekti amerikan ka dështuar sërish dhe Garcia po planifikon një tjetër revolucion.