Roma e pyet Arsenalin për Elnenyn

Roma raportohet se ka pyetur Arsenalin nëse ata mund të nënshkruajnë me egjiptianin Mohamed Elneny si huaizm me opsion për ta blerë.
Sipas Tuttomercatoweb, 26 vjeçari është synim për muajin janar i Romës të cilët kanë hapur mundësinë që ata ta blejnë atë nga klubi londinez në fund të sezonit.

Elneny i ishte bashkuar Gunners nga FC basel në janar të 2016-ës për 12.5 milionë euro, kurse është paraqitur tetë herë për klubin këtë sezon.

Roma është duke kërkuar përforcime në mesfushë edhe për shkak të lëndimeve të shpeshta të Daniele De Rossi dhe Steven Nzonzi.