Rodgers thumbon Manchester Cityn

Trajneri i Liverpoolit Brandan Rodgers, ka folur rreth skuadrës së Manchester Cityt. Kjo e fundit ka shprehur interesim për sulmuesin anglez Raheem Sterling.

Rodgers ka thënë se City nuk është ekip i madh që të bind Sterlingun, të kaloj të qytetarët.

“Nëse ju them se Manchester City është një klub më i madh se Liverpooli, kjo nuk është e vërtetë. Në këto momente ata janë një ekip i mirë me projekte të mëdha ata janë duke u përpjekur për të arritur në nivele të larta”, u shpreh Rodgers