Redon Çollaku, mbrojtësi shqiptar që refuzoi Maqedoninë për t’u bashkuar me kombëtaren e Kosovës

Pozita e qendër mbrojtësit është mjaft e rëndësishme në sportin e futbollit. Çdo skuadër apo kombëtare synon që të përforcojë këtë pozitë – pasi është mjaft e ndishme. Kombëtarja e Kosovës duhet të jetë me ‘fat’, pasi shumë talentë të rinj janë duke u zbuluar çdo ditë dhe kjo mund të na ndihmojë edhe më shumë që në të ardhmen të formojmë një ekip edhe më solid, shkruan GazetaBlicNjë nga talentët që mund ta shfrytëzojmë në të ardhmen është edhe Redon Çollaku.

Mbrojtësi 15 vjeçar i klubit shqiptar, KF Shkëndija – Redon Çollaku edhe zyrtarisht është pjesë e kombëtares së Kosovës.Çollaku do të grumbullohet me ekipin e Kosovës U-16 në ditët e ardhshme, ku edhe do të kryejë stërvitjet e para me trajnerin, Besnik Kollari.Vlen të ceket se Çollaku ka refuzuar kombëtaren e Maqedonisë – për t’u bërë pjesë e ‘Dardanëve’