Reali demolon Alaves-in, Ronaldo dygolësh

Real Madridi e ka fituar përballjen me Alave-s, me rezultat 4-0, të shtunën në “Bernabeu”, në kuadër të La Ligës.

“Mbretërit” u shfaqen skuadër e fortë në duel me Alaves-in, duke marrë pikët e plota nga ky duel dhe duke “kërcënuar” Atleticon Madridin që gjendet në vendin e dytë.

Cristiano Ronaldo (44’, 61’), Gareth Bale (46’) dhe Karim Benzema (89’), u përkujdesën për fitoren e “Los Blancos” që tani kanë 51 pikë, katër më pak se Atletico Madrid që renditet e dyta, kurse, është e 16-ta me vetëm 28 pikë.