Real Madridi s’heq dorë nga Mbappe, e ofron edhe yllin brazilian për të

Kylian Mbappé vazhdon të jetë objektivi kryesor i Real Madrid për sezonin e ardhshëm në atë që duket si një operacion shumë i komplikuar, pasi PSG nuk ka dëshirën më të vogël për ta shitur.

Francezët aspirojnë të zgjasin kontratën e lojtarit, të cilin e shohin në qendër të projektit për të ardhmen. Sidoqoftë, sipas gazetës “As “, ekziston një mënyrë që klubi parizien të bindet të madrilenët: përfshirja në operacion e brazilianit Vinicius.

Këto informacione bazohen në faktin se braziliani është një lojtar me marrëdhënie të ngushtë me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo, i cili beson se bashkatdhetari i tij do të jetë një nga sunduesit e futbollit botëror në planin afatmesëm.

Gazeta “AS” shpjegon se verën e kaluar, kur Madridi u interesua për Neymarin, drejtuesit e PSG treguan se Vinicius duhej të përfshihej në negociata, diçka që Reali nuk e dëshironte.

Por situata e Vinicius ka ndryshuar kohët e fundit, duke u bërë një nga lojtarët e zakonshëm të “ngelur në klasë” nga Zinedine Zidane në ndeshjet e fundit.