Real Madridi përgatit ofertën për Marquinhos

Zinedine Zidane dëshiron të transferojë një mbrojtës qendror në janar.

Pas startit të dobët të sezonit, skuadra spanjolle dëshiron ta forcojë mbrojtjen dhe e cilëson brazilianin e PSG-së, Marquinhos, si partnerin ideal për Sergio Ramos.

Lëndimet e vazhdueshme të Raphael Varane, dhe forma jo e mirë e Nacho-s dhe Jesus Vallejo-s, kanë bërë që Zidane të jetë serioz në transferimin e një mbrojtësi në janar.

Edhe pse transferimi i 23 vjeçarit mund të jetë i vështirë për shkak se ai është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës franceze, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë funta për shërbimet e tij.