Real Madrid të bindur se verën e ardhshme mund të transferojnë Mbappen

Real Madrid thuhet se po përgatiten për transferimin e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Gjigantët e La Ligas kanë qenë admirues të mëdhenj prej kohësh të talentit francez, por deri më tani kanë pritur se si do të shkojë e ardhmja e tij, me PSG që kërkon t’i rinovojë kontratën.

PSG do të bëjnë gjithçka për ta bindur Mbappen që të vazhdojë kontratën, por Real Madrid besojnë se ata mund të transferojnë Mbappen verën e ardhshme, raportojnë mediet në Spanjë.

Francezët do të ishin nën presion për shitjen e Mbappe në verën e vitit 2021, nëse dështojnë të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Pas verës së vitit 2021, çmimi i tij në treg do të bjerë ndjeshëm, pasi Mbappe ka kontratë vetëm deri në verën e vitit 2022.