Real Madrid me super përforcim: çmimi 55 milionë euro

Real Madrid do të realizojë një përforcim të madh nga Holanda.

Real Madrid ka siguruar një përforcim të madh për sezonin e ri.

 E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se klubi nga Santiago Bernabeu ka arritur marrëveshje me Ajax Amsterdamin për blerjen e Donny van de Beek.

Van de Beek ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Ajax Amsterdam në periudhën e fundit duke zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane.

Por, “Marca” shkruan se ai do të nënshkruajë me Real Madridin pas përfundimit të këtij sezoni në transferim me vlerë prej 55 milionë euro.