Real Madrid futet në garë për Handanovic

Sipas asaj që raporton ‘Daily Telegraph’ edhe Real Madrid është futur në garë për portierin slloven të Interit Handanovic. Los Blancos  janë interesuar për Handanoviç pasi mund të dështojë transferimi i spanjollit De Gea pasi Junajtid i ka ofruar një kontratë te re portierit i cili me shumë mundësi do të qëndrojë në Old Traford, shkruan golalb.

Por Real Madrid duhet të mposhtë edhe  konkurrencën e Romës e cila e sheh Handanovic si portierin ideal për sezonin e ardhshëm, por vështirë që Handanovic të refuzojë ofertën e Realit , ekip që cdo futbollist ka ëndërr të luaj një ditë. Tani pritet se cila do të jetë oferta e madrilenëve drejtuar klubit zikaltër.