Real Madrid e ka sulmin më efikas në Evropë

Gjiganti madrilen ka mesatare prej gati tre golash për ndeshje dhe kryeson renditjen e Huawei Team Ranking.

Skuadra nga Santiago Bernabeu ka realizuar 92 herë në 31 xhiro të deritashme të La Ligës, mesatarisht 2.96 për ndeshje.

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë me 38 gola.

Në pozitën e dytë gjendet Barcelona me 2.81 gola për ndeshje ku sulmuesi Lionel Messi ka shënuar 34 nga 87 shënimet e skuadrës së tij.

Ndërsa, i treti është Bayern Munich me 2.64 gola për ndeshje.