Real Madrid cakton çmimin për shitjen e Iscos në Liverpool

Isco mund të largohet nga Real Madrid.

Real Madrid ka vendosur çmimin për shitjen e Iscos.

Mesfushori ka zgjuar interesim nga Liverpool pasi pëlqehet nga menaxheri Jurgen Klopp.

Andaj, mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” e vlerësojnë Iscon në 70 milionë euro.

Isco së fundmi spekulohej vazhdimisht me largim nga Santiago Bernabeu.

Ai ka zhvilluar 17 ndeshje deri më tani gjatë këtij sezoni me skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane duke realizuar një gol.