Rashica: Nuk jemi duke menduar për Anglinë, në mendje e kemi Çekinë

Sulmuesi i krahut në Kombëtarën e Kosovës, Milot Rashica, ka deklaruar se shqetësimi nuk qëndron tek Anglia, përderisa ka thënë se vëmendja aktualisht është tek Republika Çeke.

 

Ylli nga Vushtrria, i cili aktualisht është pjesë e ekipit të Werder Bremen, këto komente i bëri pas lojës, i pyetur në lidhje me dy ‘finalet’ e radhës me të cilat do ballafaqohet kombëtarja e Kosovës.

“Për momentin nuk po mendojmë për Anglinë, jemi tu mendu për Çekinë dhe po shpresojmë për një rezultat pozitiv edhe atje”, deklaroi Rashica.

Po ashtu, ai ka komentuar edhe rastet e humbura nga Përfaqësuesja e Kosovës kundër lojës me Malin e Zi, duke thënë se rezultati nuk ishte real.

“Patëm lojën gjatë gjithë ndeshjes nën kontroll. Nuk kemi lejuar kundërshtarin me rreziku. Është  dashur t’i shënojme disa gola, por edhe 2-0 nuk është keq”, potencoi tutje ai.